×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot do të dërgohet në Kushtetuese ankesa për votat e “Romani Iniciativa”

    Reporteri
    13 Prill 2021 | 7:13

    Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha ka njoftuar se sot do të dorëzojnë ankesë në Gjykatën Kushtetuese dhe do të vazhdojnë të kërkojmë realizimin e plotë të të drejtës së tyre, siç ka thënë ai të mohuar nga PZAP-ja dhe Gjykata Supreme në lidhje orkestrimin e votave nga ana e “Romani Iniciativa” në vendbanime me shumicë të komunitetit serb në zgjedhjet e parakohshme të 14 Shkurtit.


    Berisha ka njoftuar se përmes Gjykatës Kushtetuese synojnë rikthimin e mandatit në Kuvendin e Kosovës të humbur padrejtësisht për komunitetin egjiptian, një e drejtë legjitime e përcaktuar nga vota e komunitetit egjiptian dhe ligjeve në fuqi.

    “Po ashtu ankesën tonë në të njëjtën ditë rreth orës 13:30 do e deponojmë në zyrën e Avokatit të Popullit ku bazuar edhe në mandatin e tij do të kërkojmë identifikimin veprimeve diskriminuese dhe shkeljet e të drejtave të njeriut gjatë dhe pas procesit zgjedhor të zgjedhjeve të 14 shkurtit”, ka njoftuar Berisha.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!