×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot fillon gjysmëvjetori i dytë, mësimi nis në shkolla

    Reporteri
    18 Janar 2021 | 8:11

    Më shumë se 345 mijë nxënës të nivelit parauniversitar sot do t’u rikthehen bankave shkollore.


    Gjysmë-vjetori i dytë i viti shkollor do të fillojë sipas skenarit A dhe varësisht nga gjendja me pandemi, mund të kalojë në skenarin B – mësim i kombinuar ose mësim online, si pjesë e skenarit të tretë C nga MASH.

    Ministri në detyrë i Arsimit dhe Shkencës Ramë Likaj, një ditë më uroi nxënësit dhe mësimdhënësit me rastin e fillimit të gjysmë-vjetorit të dytë të procesit mësimor.

    Ndërsa, Sindikata e Bashkuar e Arsimit (SBASHK) ka bërë me dije se përkrah rifillimin e procesit mësimor më 18 janar, por kujton se nëse institucionet nuk reflektojnë, atëherë nuk e përjashtojnë grevën e përgjithshme në arsim.

    SBASHK-u kërkon paga shtesë për çdo punëtor të arsimit prej 100 euro në muaj me arsyetimin se e kanë rrezikuar shëndetin duke punuar në shkolla gjatë pandemisë me coronavirus.

    Kjo sindikatë po ashtu kërkon kontratë kolektive të përhershme për punëtorët e arsimit, e cila ndër tjerash, do të parashohë tri paga me rastin e pensionimit, nga një pagë jubilare dhe shujta.

    Ndryshe, gjysmë-vjetori i parë i procesit mësimor përfundoi më herët se sa ishte planifikuar për shkak të gjendjes me coronavirus në vend, ndërsa pjesa e dytë e procesit mësimor pritet të përfundojë në muajin qershor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!