×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot mblidhet Komiteti, vendoset nëse do të ketë masa të reja

    Reporteri
    04 Mars 2021 | 7:09

    Komitetit për Koordinim dhe Vlerësim të Situatës me COVID-19, do të mblidhet sot për të diskutuar epidemiologjike në vend.


    Ndonëse u raportua se në mbledhjen e sotme do të merren masa të ashpra si kufizimi i lëvizjes, anëtarë të këtij komisioni tregojnë se nuk do të ketë masa të tilla.

    Zëdhënës në Ministrinë e Shëndetësisë kanë thënë për Express se tani për tani nuk ka asnjë masë të re përveç atyre që janë në fuqi.

    Derisa kanë thënë, se nesër në Komitet do të raportohet rreth aktiviteteve që janë duke u zhvilluar dhe rreth situatës me pandeminë.

    “Tash për tash nuk ka asnjë masë të re prej atyre që janë në fuqi. Nesër mbahet Komiteti për Vlerësim dhe Koordinim të situatës rreth COVID-19, për të diskutuar situatën epidemiologjike në vend sa i përket COVID-19, në të cilën institucionet e ndryshme raportojnë rreth aktiviteteve që janë duke u zhvilluar dhe situatës në përgjithësi”, thuhet për gazetën.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!