×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot mblidhet kryesia e LDK-së, vendos për emrat e ministrave

    Reporteri
    31 Maj 2020 | 8:06

    Pasi Gjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejtë formimit të qeverisë Hoti, LDK ka thirrur për sot mbledhjen e kryesisë, ku do të caktohen emrat e ministrave të kësaj partie.


    Gazeta online Reporteri.net nga burime brenda LDK’së ka mësuar se kjo mbledhje është thirrur për sot në ora 16:00.

    Qeveria e koalicionit LDK-AAK-NISMA do t’i ketë 16 ministri.

    LDK përveç kryeministrit, do të drejtojë edhe me gjashtë ministri.

    Qeveria Hoti pritet të votohet të martën në një seancë të jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës./Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!