×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot mos ia mësyni kësaj rruge të Prishtinës

    Reporteri
    20 Tetor 2020 | 8:03

    Një pjesë e rrugës “Agim Ramadani” në Prishtinë do të jetë e mbyllur për qarkullim të veturave.


    Kjo për shkak të punimeve që po bëhen për asfaltimin e kësaj rruge.

    Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se rruga do të jetë e mbyllur duke filluar nga ora 07:30 e deri në orën 18:30.

    “Nesër, 20 tetor, për shkak të punimeve të asfaltimit, një pjesë e rrugës “Agim Ramadani” do të jetë e mbyllur për qarkullim me vetura. Prej orës 07:30 deri në orën 18:30 për qarkullim do të mbyllet segmenti prej udhëkryqit të rrugës Arkitekt Karl Gega deri te udhëkryqi i rrugës Bajram Kelmendi, dhe shtegu/kahja tjetër prej udhëkryqit të rrugës Arkitekt Karl Gega deri te udhëkryqi i rrugës Qamil Hoxha (Lokacioni te Pishat). Ju lusim që qarkullimin tuaj të e planifikoni bazuar në këtë informatë dhe duke shfrytëzuar rrugët alternative”, ka shkruar Ahmeti në ‘Facebook’.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!