×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot mot jostabil në Kosovë, parashikohen reshje të shiut

    Reporteri
    20 Maj 2021 | 7:01

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se nesër moti do të jetë jostabil, i vranët dhe me reshje shiu të intensitetit të dobët deri mesatar.


    Në fushat termike parashihet të ketë rënie në të dy vlerat ekstreme. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 6-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-17 gradë Celsius.

    Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8 m/s, ndërsa në pjesën veriperëndimore të Dukagjinit shpejtësia e erës mund të arrijë deri 15 m/s.

    Kjo situatë meteorologjik do të ndikoj pozitivisht, si në kushtet agrometeorologjike, po ashtu edhe në ato biometeorologjike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!