×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot në Kosovë mot me diell, vranësira dhe shi

    Reporteri
    30 Tetor 2020 | 8:19

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën masat anticiklonike të ajrit, duke kushtëzuar mot relativisht të qetë, me diell dhe vranësira të cilat ditën e premte vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.


    IHK njofton se në fushat termike nuk parashihet të ketë ndryshime të dukshme, minimalet do të lëvizin ndërmjet 4-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius.

    Në mëngjes nëpër disa territore, kryesisht ultësira, parashihet të ketë mjegull e cila do të jetë e paqëndrueshme.

    Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!