×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot në ora 15:00 takimi i radhës VV-LDK – kjo do të jetë tema e takimit

    Reporteri
    31 Tetor 2019 | 11:01

    Sot në orën 15:00 do të zhvillohet takimi i radhës mes grupeve punuese LDK-LVV, në selinë e këtyre të fundit.


    Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje ka bërë të ditur se në takimin e sotëm do të flasin për sundimin e rendit dhe ligjit.

    “E kemi takimin e grupeve punuese që ka për qëllim harmonizimin e programit për sundimin e ligjit për shtetin e së drejtës sepse i kemi ndarë temat në ditë të veçantë dhe sot do të diskutojmë për sundimin e ligjit”, ka deklaruar Haxhiu në tryezën “Prioritetet legjislative në fushën e sundimit të ligjit”, shkruan Reporteri.net.

    Ajo tha se pavarësisht partive politike, duhet pajtuar që Kosova ka shumë probleme me sistemin e drejtësisë dhe sipas saj kjo është evidentuar edhe në shumë raporte vendore e ndërkombëtare.

    Haxhiu ka deklaruar më tej se një prej synimeve kryesore të koalicionit të ri qeverisës do të jetë kthimi i besimit të qytetarëve në institucionet e drejtësisë.

    “Qytetarët duhet të nisin të besojnë në institucionet e drejtësisë, kjo nuk nodh vec pse erdhi qeverisja VV – LDK. Por pa procesin e vettingut nuk mund ta kthejmë besimin në institucionet e drejtësisë”, ka deklaruar ajo.

    Të pranishëm në takim nga LDK pritet të jenë Lutfi Haziri, Avdullah Hoti dhe Lumir Abdixhiku ndërsa nga LVV, Glauk Konjufca, Besnik Bislimi dhe Albulena Haxhiu.

    Kujtojmë se takimi i së hënës mes dy subjekteve politike ka zgjatur rreth tri orë dhe Glauk Konjufca nga VV ka konfirmuar se aty është folur për fushën e ekonomisë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!