×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot në ora 16:00 seanca për votimin e Qeverisë Kurti 2

    Reporteri
    22 Mars 2021 | 12:21

    Pas konstituimit të legjislaturës së tetë të Kuvendit, pas pak orësh pritet të votohet edhe Qeveria Kurti 2.


    Merret vesh se seanca për votimin e Qeverisë Kurti 2 do të thirret sot, në ora 16:00, shkruan Reporteri.net.

    Kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se shumë shpejt do t’ia dërgojë ftesën të parit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, për formimin e Qeverisë së re.

    “Për gjithçka tjetër do të ju njoftoj me kohë sepse janë disa procedura teknike, nuk e përjashtojmë që pas disa orëve kjo do të ndodhë”, u shpreh Konjufca.

    Paraprakisht, pritet mbledhja e Kryesisë së re e Kuvendit të Kosovës. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!