×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot nuk fillon numërimi i votave me postë

    Reporteri
    31 Tetor 2019 | 11:18

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të mbajë mbledhje gjatë ditës së sotme pas vendimit të djeshëm të Gjykatës Supreme që e detyron KQZ-në të numërojë 4.639 fletëvotime të votuesve jashtë Kosovës.


    Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë për Express se proceduralisht numërimi i këtyre fletëvotimeve nuk mund të nisë sot.

    ”Para fillimit të numërimit të fletëvotimeve në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është e nevojshme që të bëhet shqyrtimi dhe vlerësimi i zarfeve të supozuara me fletëvotime. Vlerësimi ka për qëllim që ta dimë nëse fletëvotimi është dërguar nga një votues i regjistruar suksesshëm si votues jashtë vendit, apo është dërguar nga ndonjë person tjetër që nuk e plotëson këtë kriter të domosdoshëm”, ka thënë Elezi.

    Ai ka shtuar se pasi të kryhet ky vlerësim, do të numërohen fletëvotimet.

    ”Pasi të bëhet ky vlerësim, do ta dimë saktë se sa është numri i fletëvotimeve të aprovuara dhe sa është i atyre të refuzuara. Në fund, vetëm fletëvotimet e aprovuara numërohen”, është shprehur Valmir Elezi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!