×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot numri i të shëruarve tejkaloi atë të të infektuarve

    Reporteri
    11 Gusht 2020 | 15:08

    13 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë e janë regjistruar edhe 171 të infektuar të rinj.


    Mirëpo, gjatë ditës së sotme, numri i të shëruarve ka tejkaluar atë të të infektuarve, shkruan Reporteri.

    IKSHPK njofton për 190 të shëruar në 24 orët e fundit në Kosovë, duke e çuar kështu në 6.248 numrin total të personave në Kosovë që kanë fituar betejën me Covid-19.

    Rastet  e fundit pozitive janë nga: komuna Prishtinë 46 raste, komuna Gjilan 24 raste, komuna Gjakovë 15 raste, komuna Viti 13 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Drenas 6 raste, komuna Prizren 6 raste, komuna Suharekë 6 raste, komuna Ferizaj 5 raste, komuna Klinë 5 raste, komuna Lipjan 5 raste, komuna Dragash 4 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Kamenicë 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Obiliq 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Mitrovicë, Rahovec dhe Shtime.

    Aktualisht, numri i rasteve aktive është 3.988. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!