×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot ose nesër mund të rrëzohet Qeveria, e konfirmon Isa Mustafa

    Reporteri
    18 Mars 2020 | 14:13

    Kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka thënë për Klan Kosova se këtë të mërkurë ose të enjte Lidhja Demokratike do të mbledhë organin e saj udhëheqës për t’i dhënë përgjigjie finale partnerit të koalicionit Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes.


    Kjo pasi Kryeministri Albin Kurti, shkarkoi sot nënkryetarin e LDK-së, Agim Veliun që deri sot ishte Ministër i Punëve të Brendshme.

    Mustafa edhe njëherë sqaroi që asnjë sekond LDK nuk është konsultuar lidhur vendimin e dhënë sot nga Kurti dhe se kjo rrezikon partneritetin.

    Ndërkohë, Mustafa u deklarua edhe në facebook, ku tregoi se shkarkimi ishte shkelje e marrëveshjes për koalicion.

    “Kjo është shkelje e Marrëveshjes së koalicionit. Me marrëveshje kemi përcaktuar se ministrat mund të shkarkohen nga Kryeministri në konsultim me Kryetarin e subjektit politik me të cilin është bërë koalicioni, bazuar në një arsyetim që e pranon Kryetari i LDK-së”, tha më herët ai.

    Edhe anëtari i Kryesisë së LDK-së, Skënder Hyseni, tha se kjo gjë cënon Qeverinë. Sipas tij, nuk përjashtohet mundësia për prishjen e koalicionit, shkruan Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!