×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot pasdite mblidhen deputetët e VV-së, kjo është arsyeja

    Reporteri
    31 Mars 2021 | 14:01

    Deputetët e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje do të mblidhen sot në Kuvendin e Kosovës.


    Këtë e ka konfirmuar për Reporteri.net Labinotë Demi-Murtezi e cila ka bërë të ditur se arsyeja e mbledhjes nuk do të jetë çështja e presidentit.

    “Pasdite disa deputetë do të mblidhemi në Kuvend për të mbushur formularët për deklarimin e pasurisë pasi sot është afati i fundit, pasi disa të tjerë e kanë mbushur më herët”, ka thënë ajo për Reporteri.net.

    E pyetur nëse do të diskutojnë edhe për çështjen e presidentit, ajo ka mohuar një gjë të tillë.

    “Jo nuk do të mbledhemi për presidentin, por siç e thash për deklarimin e pasurisë”, ajo.

    Reporteri.net ka tentuar të marrë një përgjigje edhe nga Mimoza Kusari-Lila e cila është e propozuar për shefe të grupit parlamentar të VV-së, por ajo nuk ka kthyer përgjigje.

    Kujtojmë se Kryesia e Kuvendit ka vendosur për të premten seancë plenare ku do të formohet komisionet kuvendare, kurse nuk përjashtohet mundësia që këtë ditë të mbahen edhe seanca e jashtëzakonshme për presidenten.

    Dje kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka konfirmuar se deputetët e kësaj partie do të qëndrojnë në sallë dhe do të marrin pjesë në votim ditën kur zgjedhet presidenti. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!