×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot protestohet para zyrës së avokatit Tomë Gashi, pasi shqelmoi paratë e lypsarit

    Reporteri
    19 Shkurt 2020 | 7:48

    Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR), sot do të protestojë para zyrës së avokatit Tomë Gashi.


    Në njoftimin e bërë për media thuhet se protesta do të fillojë në ora 12:00, dhe do të protestohet për sjelljen abuzive dhe shkeljen e të drejtës themelore për dinjitet.

    “Avokati Tomë Gashi është parë duke shqelmuar paratë dhe abuzuar verbalisht një person i cili po kërkonte lëmoshë në sheshin Nënë Tereza në Prishtinë. ‘Youth Initiative for Human Rights Kosovo’ – YIHR KS dënon fuqishëm sjelljen abuzive të avokatit Tomë Gashi dhe gjithmonë do të vazhdojë të kundërshtojë akte të tilla të dhunës”, thuhet në njoftimin për media.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!