×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot protestohet për Trustin, nga organizatorët paralajmërohet dalje masive

    Reporteri
    26 Maj 2022 | 7:33

    Sot protestohet për lejimin e tërheqjes së një përqindje të mjeteve të Trustit pensional.

    Organizatorët e protestës kanë thënë se arsyeja e kësaj proteste është sensibilizimi i deputetëve që të votojnë këtë projektligj.

    Ata kanë paralajmëruar protestë masive, shkruan Reporteri.net.

    Gjatë ditës së djeshme nisma për një tërheqje të sërishme të kursimeve nga Trusti, s’ka gjetur përkrahjen e deputetëve të pozitës, që janë pjesë e Komisionit për Buxhet.

    Iniciativa u përkrah nga LDK’ja, PDK’ja dhe AAK’ja, por u kundërshtua nga Vetëvendosje.

    Protesta pritet të fillojë në ora 12:00. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!