×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot seanca ndaj Ukë Rugovës dhe të tjerëve

    Reporteri
    16 Prill 2021 | 8:26

    Sot pritet të mbahet seanca gjyqësore për rastin ndaj të dyshuarve për keqpërdorim me viza italiane, grup në të cilin është edhe Ukë Rugova, ish-ministri i Kulturës, Astrit Haraqija dhe të tjerë.


    Më 30 mars seanca dështoi për shkak të mungesës së të akuzuarit Astrit Haraqija, që sipas mbrojtjes së tij, ishte i infektuar me coronavirus.

    Meqenëse mungoi Haraqija, gjyqtarja, Fatime Dermaku tha se nuk plotësohen kushtet ligjore për shqyrtim gjyqësor.

    “Meqenëse mungon i akuzuari Astrit Haraqija nuk ka kushte ligjore për shqyrtimin gjyqësor. Seanca e radhës caktohet me 16 prill”, deklaroi ajo në seancën e fundit.

    Avokati mbrojtës Teki Bokshi tha se Haraqija ishte i infektuar me coronavirus.

    Trupi gjykues ka kërkuar që mbrojtja e të akuzuarit Astrit Haraqija që të dërgojë dokumentacionin që vërteton se ai është i infektuar me COVID-19.

    “Obligohet Teki Bokshi që të sjell dokumentacione lidhur me faktin se është i infektuar me coronavirus”, ishte kërkesa e gjyqtares, raporton KP. Për më shumë se një vit nuk është mbajtur asnjë seancë për rastin ndaj Ukë Rugovës dhe katër të tjerëve që dyshohen për skandalin me viza italiane.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!