×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot shqyrtohet raporti i shpenzimeve tremujore të Kuvendit të Kosovës

    Reporteri
    27 Maj 2020 | 8:05

    Komisioni për Buxhet dhe Transfere, sot mban mbledhjen e radhës, ku do të shqyrtojë raportin e shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për tremujorin e parë të vitit 2020.


    Ky komision, duke filluar nga ora 10:00, do të shqyrtojë edhe kërkesën e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore për vitin 2020.

    Po ashtu, do të shqyrtohet raporti financiar për periudhën janar-mars 2020 dhe programin e shpenzimeve të Radiotelevizionit të Kosovës për periudhën 1-30 qershor 2020.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!