×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot varroset arsimtarja që u vra dje

    Reporteri
    26 Nëntor 2022 | 13:06

    Arsimtarja Sadije MIftari-Godeni, e vrarë nga bashkëshorti i saj një ditë më parë, pritet të varroset të sot në ora 14:00.

    Njoftimi i ceremonisë së varrimit është publikuar nga Shkolla Dardania, ku e ndjera ishte mësimdhënëse.

    Sipas njoftimit të shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Dardania” në Prishtinë, e ndjera do të varroset në varrezat e qytetit në Arbëri.

    “Njoftim Varrimi i arsimtares Sadije Miftari-Godeni behet sot ne ora 14:00 ne varrezat e qytetit ne Dragodan.U prehtë ne paqe!”, thuhet në njoftim.

    Sadije Miftari-Godeni u privua nga jeta ne orët e hershme të mëngjesit të së premtes, ku sipas Prokurorisë së Kosovës ishte qëlluar me sëpatë nga bashkëshorti i saj, tashmë i arrestuar 70 vjeçar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!