×
  • Lajme
  • Lajme

    “Specialësat” me maska arrestuan 1 polic, kishte kërkuar 25 mijë euro ryshfet

    Reporteri
    22 Janar 2020 | 16:58

    Policia e Kosovës që nga mëngjesi ka pasur forca të shtuara në veri të vendit, sidomos në pikat që llogariten si arterie lidhëse me jugun.


    Reporteri.net ka shkruar më herët për një operacion të Policisë së Kosovës në veri të vendit, që lidhet me persona të përfshirë në kontrabandë.

    E pak kohë më herët, zyrtarë policorë të maskuar dhe të shumtë në numër, kanë ndalur një veturë në rrugën magjistrale që lidh Mitrovicën me Zvecanin e Leposavicin, nga ku është nxjerrur një person.

    Gazeta mëson se i arrestuari është një polic, i cili ka keqpërdorur detyrën zyrtare për të mundësuar futjen ilegale të disa pajisjeve për një fabrikë.

    Për të realizuar këtë gjë, polici kishte kërkuar 25 mijë euro ryshfet. Gjykata kishte lejuar që të simulohet dhënia e ryshfetit, me ç’rast i dyshuarit është kapur me këto para në duar.

    Rastin e kanë konfirmuar më pas edhe Inspektorati Policor, të cilët kanë dhënë detaje për tërë operacionin.

    “Hetuesit e IPK-së kanë filluar ndërmarrjen e veprimeve hetimore që ka përfshirë grumbullimin e informacioneve shtesë në koordinim të plotë me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë. Nga hetuesit e IPK-së ka filluar hetimi penal me dyshimin se nga zyrtari policor janë kryer veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Marrje e ryshfetit” .Bazuar në Kodin e Procedurës Penale hetuesit e IPK-së kanë siguruar urdhëresën për masa të fshehta nga Gjykata Themelore e Mitrovicës duke përfshirë këtu edhe masat e fshehta të hetimit respektivisht simulimit të veprës penale”, thuhet në njoftimin për media.

    Ndërkohë, pamjet e siguruara nga gazeta tregojnë momemtin e arrestimit të një personi që dyshohet se është i përfshirë./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!