×
  • Lajme
  • Lajme

    Specialja e ka ftuar për intervistim edhe Sokol Bashotën

    Reporteri
    19 Korrik 2019 | 18:35

    Kreu i Organizatës së Veteranëve të UÇK’së, Hysni Gucati, ka thënë se sipas informacioneve që kanë si OVL, Gjykata Speciale e ka ftuar edhe Sokol Bashotën dhe një grup të ish-pjesëtarëve të UÇK’së nga Prizreni.


    Ai ka thënë se nuk kanë informacione rreth emrave të grupit të Prizrenit.

    “Është ftuar Bislim Zyrapi, Dhe sipas informacioneve që i kemi është ftuar Sokol Bashota. Edhe një grup i Prizrenit, emrat nuk i dijm ende”, ka thënë Gucati për Express.

    Gucati për këto ftesa ka treguar, pasi Presidenti i vendit Hashim Thaçi në një reagim të tij ka njoftuar se përveç këshilltarit të tij dhe Ramush Haradinaj, janë ftuar nga Gjykata Speciale edhe disa ish-eprorë tjerë të UÇK’së.

    “Me keqardhje mësova që Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim ish-shefin e Shtabit të UÇK-së, Bislim Zyrapi, njëherësh këshilltar i imi, ish-komandantin e Zonës Operative të Dukagjinit, kryeministrin Ramush Haradinaj, si dhe disa ish-eprorë të tjerë të UÇK-së”, ka shkruar Thaçi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!