×
  • Lajme
  • Lajme

    Specialja ia vazhdon paraburgimin Salih Mustafës për dy muaj

    Reporteri
    24 Nëntor 2020 | 8:02

    Salih Mustafës i është vazhduar paraburgimi në Dhomat e Specializuara në Hagë për dy muaj.


    Këtë e ka bërë të ditur gjyqtari i procedurës paraprake, Nicolas Guillou, përmes njoftimit zyrtar të hënën mbrëma, transmeton KOHA.

    Për rastin e Mustafës, thuhet se mund të menaxhohet në mënyrë efektive vetëm duke qëndruar në paraburgim.

    Sipas këtij vendimi, Mustafa do të qëndrojë edhe dy muaj të tjerë në paraburgim. Gjyqtari Guillou brenda kësaj periudhe do e shqyrtojë nëse arsyet e paraburgimit ende ekzistojnë dhe më pas do të merr një vendim për përfundim apo vazhdim të paraburgimit.

    Arsyetimet e dhëna për vazhdimin e paraburgimit të Mustafës janë se ekziston rreziku i ikjes së tij, pastaj se mund të pengojë mbarëvajtjen e procedurës duke ndërhyrë te viktimat e dëshmitarët dhe se mund të kryejë krime të tjera.

    Salih Mustafa është i arrestuari i parë nga Gjykata Speciale. Ai ishte arrestuar më 24 shtator duke iu konfirmuar aktakuza për krime lufte.

    Më 28 tetor, Mustafa kishte dalë për herë të parë në seancën dëgjimore të Speciales.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!