×
  • Lajme
  • Lajme

    Specialja vazhdon “gjahun”, i radhës është një ushtar i UÇK-së

    Reporteri
    29 Janar 2020 | 18:45

    Gjykata Speciale po vazhdon me ftesat e shpeshta muajin e fundit. E radhës ka qenë për ish-luftëtarin nga Malisheva, Skender Hoti.


    Lajmin për ftesën e fundit e ka bërë të ditur kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, i cili ka ritheksuar se UÇK-ja ka bërë luftë të pastër dhe të drejtë, shkruan Reporteri.net

    “Tash sa mora lajmin se i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale është bashkluftëtari i Ushtrisë Çlitimtare të Kosovës Skender Hoti nga Malisheva, si të gjithë ushtarët e UÇK-së edhe Skenderi dhe të gjithë ne jemi krenar me vepren dhe sakrificat e të gjithë luftëtarëve, që bëmë një luftë të pastër dhe të drejtë si ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!”, ka shkruar Gucati.

    Sidoqoftë, Specialja dërgoi edhe dhjetëra ftesa gjatë këtij muaji, e të fundit ishin për një një analist politik dhe një anëtar të VV-së.

    Ndërkohë, vlen të theksohet se të intervistuar së fundmi ishin edhe dy krerët e UÇK-së, Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli.

    Ndryshe, në muajt e parë të 2020 ishin paralajmëruar disa aktakuza, mirëpo deri tash nuk është ngritur asnjë e tillë./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!