×
  • Lajme
  • Lajme

    S’përjashtohet mundësia e rinumërimit edhe të disa vendvotimeve tjera

    Reporteri
    17 Tetor 2019 | 0:06

    Burim Ahmetaj nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve nuk ka përjashtuar mundësinë që të ketë rinumërim të disa vendvotimeve.


    Duke mos treguar arsyet, ai ka thënë se po përgatitet raporti i auditimit dhe gjithçka më pas varet nga vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

    “S’përjashtohet mundësia sepse jemi në përgatitje të raportit të auditimit e ku janë rekomandimet e të shohim si do të veprohet. Po punojmë për procesin e numërimit të votave me kusht”, ka deklaruar ai.

    Ai ka thënë se procesi i numërimit të votave me postë ka shkuar normalisht dhe se tash ka mbetur veç procedimi i rezultateve të fundit.

    Në një deklaratë për KTV-në, Ahmetaj ka thënë se janë numëruar rreth 13400 vota dhe aty nuk përfshihen votat nga Serbia, që ditë më parë u dyshua se çuan në helmimin e komisionerëve.

    Sa i përket rinumërimit të 314 vendvotimeve, ai ka thënë se procesi ka zgjatur për shkak se ishin me pjesëmarrje shumë të madhe. Ka thënë se rezultatet nuk kanë sjellë ndryshime të mëdha te partitë.

    “Ka zgjat shumë sepse pjesëmarrja në ato vendvotime ishte shumë e madhe. Arsyeja ishte sepse formularët ishin gabim. Janë korrigjuar të gjitha rezultatet dhe rezultat që kanë dalë nga rinumërimi konsiderohen finale e duhet të përfshihen në rezultate finale. Të gjitha rezultatet që janë rinumëruar, janë bërë publike dhe formularët janë bërë publike. Secili qytetar apo secila palë ka mundur të bëjë krahasimin. Te subjektet politike s’vërehet ndryshimi i madh”, ka thënë ai.

    Ahmetaj ka thënë se janë në procesin e kompletimit të kontrollimit të votave me kusht dhe së shpejti presin të nisë numërimi i tyre.

    Ka thënë se kur të nisë, ky proces nuk mund të zgjasë më shumë se dy ditë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!