×
  • Lajme
  • Lajme

    Spiuni serb në Presidencë, mbyllet për media raportimi i Shpend Maxhunit para komisionit

    Reporteri
    26 Qershor 2019 | 13:12

    Drejtori i Agjencisë për Inteligjencë, Shpend Maxhuni, po raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.


    Kjo mbledhje është thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje. Sipas tyre për arsye të emërimit të agjentit serb Branislav Nikoliç (i shkarkuar) nga presidenti Hashim Thaçi si këshilltar i tij.

    Maxhuni do të raportojë para deputetëve edhe për këshilltarin e presidentit Hashim Thaçi, që siç ishte raportuar, ka qenë i përfshirë në aktivitete si agjent i shërbimit sekret serb.

    Mediat në komisionin për mbikëqyrjen e AKI-së janë lejuar të marrin vetëm pamje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!