×
  • Lajme
  • Lajme

    Stano: BE-ja së shpejti nis hapat e parë me Kosovën dhe Serbinë drejt zbatimit të marrëveshjes

    Reporteri
    28 Mars 2023 | 11:03
    Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano

    Në ditët në vijim, institucionet e Bashkimit Evropian, me mbështetjen e liderëve të BE-së, do të ndërmarrin hapat e parë drejt zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit së bashku me Kosovën dhe Serbinë, ka thënë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

    Stato ka thënë thënë Kosova dhe Serbia janë të obliguar kontraktualisht të zbatojnë Marrëveshjen e Ohrit dhe Aneksin, dhe ka bërë të qartë se nëse nuk e bëjnë këtë, atëherë do të braktisin rrugën drejt Bashkimit Evropian, transmeton gazeta online Reporteri.net.

    Ai ka kujtuar se Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell ka thënë se do t’i “këshillojë të dyja palët në kryerjen e punës së tyre” në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përfshirë aneksin zbatues.

    Stano për agjencinë serbe të lajmeve “Beta” nënvizoi se “tashmë do të jetë në rrezik reputacioni dhe besimi ndërkombëtar në Kosovë dhe Serbi, andaj ata duhet të tregohen si partnerë të besueshëm për BE-në dhe prandaj është e nevojshme të zbatohet ajo që kanë premtuar”.

    Ai theksoi se dispozitat e marrëveshjes dhe aneksit do të inkorporohen në kapitullin 35 të negociatave BE-Serbi për anëtarësim dhe programin e Grupit Special të BE-së për normalizimin me Kosovën.

    “Kjo do të thotë”, bëri të ditur ai, “që të dyja palët do të jenë të detyruara kontraktualisht t’i zbatojnë ato dispozita nëse duan të përparojnë drejt BE-së dhe moszbatimi do të thotë braktisje e rrugës drejt Bashkimit Evropian”.

    Stano theksoi se javën e kaluar Borrell i ka informuar liderët e BE-së për bisedimet në Ohër dhe ka thënë se Kosova dhe Serbia tani duhet ta vënë në praktikë atë për të cilën kanë arritur marrëveshje.

    Dhe, siç theksoi ai, Borell edhe një herë e bëri të qartë se çdo spekulim për nënshkrimin apo vlefshmërinë e marrëveshjes së Ohrit është i pavlefshëm dhe gjithçka që ka ndodhur në dialogun e deritanishëm ka dëshmuar se rëndësia e marrëveshjes matet me shkallën e zbatimit të saj, jo me nënshkrim”.

    Përfaqësuesi i lartë i BE-së, theksoi Stano, “e ka bërë shumë të qartë se marrëveshja e Ohrit është finalizuar, e njëjta duhet të zbatohet dhe se nuk ka vend për të zgjedhur atë që kërkohet dhe çfarë jo”.

    Ai tha se “të dyja palët e dinë shumë mirë se çfarë duhet të bien dakord dhe zbatojnë sepse e kanë pranuar shprehimisht në marrëveshjen e Ohrit dhe BE-ja sigurisht që do t’i ndihmojë, por nuk është BE ajo që do të propozojë zgjidhje specifike, ndërsa detyrimet janë ndërmarrë qartë”.

    “Dhe të dyja palët e dinë”, shtoi ai, “që do të ketë pasoja shumë të pafavorshme nëse kjo nuk bëhet, sepse është pjesë e marrëveshjes, ashtu siç do të ketë pasoja shumë të favorshme nëse marrëveshja nuk zbatohet”.

    Stano u përgjigj se pala kosovare e njeh shumë mirë mënyrën e arritjes së marrëveshjes, zgjidhje për Komunitetin/Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

    Dhe, siç saktësoi ai, “BE-ja e ka paraqitur plotësisht qartë në Marrëveshjen e Ohrit dhe në aneks dhe janë dy palët ato që duhet ta zbatojnë. BE-ja ka ofruar një platformë për dialog dhe gjithçka duhet të zbatohet në atë kuadër”, ka thënë ai. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!