×
  • Lajme
  • Lajme

    Statovci: Nga “transport publik falas” që premtuan, në shtrenjtim të biletave – ky vendim do ta paralizojë trafikun

    Reporteri
    31 Janar 2023 | 17:00

    Deputetja e Listës “Guxo” njëherësh kryetare e degës në Prishtinë, Jeta Statovci, ka kritikuar Komunën e Prishtinës për shtrenjtimin e biletave të “Trafikut Urban”.

    Statovci e ka quajtur nivelin lokal si “komunë e luksit”, ndërsa tha se ky vendim do ta paralizojë trafikun në kryeqytet.

    Statovci u shpreh se rritja e këtyre çmimeve do të ndikojë në shtimin e numrit të automjeteve në Prishtinë.

    “Nga ‘transport publik falas’ që premtuan, në shtrenjtim 25% të biletave. Komuna e luksit të sheshit përveç që ka paralizuar trafikun në përgjithësi, tani vendosi edhe ta shtrenjtoj transportin publik. Qarkullimi i veturave private është bërë gjithashtu më i kushtueshëm për shkak të bllokadave nga eksperimentet jo-profesionale. Premtonin shpeshtim të linjave të autobusëve nga qendra, drejt fshatrave dhe anasjelltas. Këtë jo që nuk e bëri, por shtrenjtoi çmimet e biletave, që sigurisht do të ndikojnë në shtimin e numrit të automjeteve në Kryeqytetet”, ka thënë ajo për EO.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!