×
  • Lajme
  • Lajme / 24 shtatori

    Stoltenberg: Serbia e përgatitur të ndihmojë në sigurimin e llogaridhënies për autorët e sulmit në Banjskë

    Reporteri
    21 Nëntor 2023 | 15:56

    Pas vizitës së djeshme që pati në Kosovë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg sot qëndroi në Beograd ku takoi presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Kryeministren Ana Bërnabiq, shkruan Reporteri.net.

    Pas takimit me dy krerët e shtetit serb, Stoltenberg thotë se Serbia është e përgatitur që të mbajë përgjegjës autorët që shkaktuan dhunë së fundi në Kosovë.

    “Diskutime me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq, për tensionet e fundit dhe rolin vital të KFOR-it në mbrojtjen e të gjithë komuniteteve në Kosovë. E mirëpres që Serbia është e përgatitur që të ndihmojë në sigurimin e llogaridhënies për autorët e dhunës së fundit”, ka shkruar Stoltenberg në platformën “X”.

    Ndërsa, në konferencën e përbashkët me presidentin Vuçiq, shefi i NATO-s tha se autorët e sulmit në Banjskë duhet të dalin para drejtësisë.

    “Unë llogaris në të dyja palët që të ulin tensionet dhe të përmbahen nga përshkallëzimi i veprimeve,” tha ai në një konferencë të përbashkët për shtyp me Vuçiqin.

    “Për dy dekada, KFOR-i ka garantuar një mjedis të sigurt në Kosovë për të gjitha komunitetet, ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Në të vërtetë, disa anëtarë të NATO-s i mbijetuan disa sulmeve, në shtator pamë një shpërthim tjetër dhune në Kosovë, kjo nuk mund të lejohet, ata që e bënë atë duhet të sillen para drejtësisë, ne vërtet e mirëpresim që Serbia është e gatshme të bashkëpunojë për këto angazhime, të cilat ne u diskutua gjithashtu, thotë Stoltenberg.

    Ai thekson se “llogaritë në të gjitha palët që të ulin tensionet dhe të përmbahen nga përshkallëzimi. Grumbullimi i forcave të ushtrisë serbe pranë kufirit me Kosovën nuk do të ndihmonte në qetësimin e situatës”, shtoi Stoltenberg./Reporteri.net/

    Stoltenberg para Vuçiqit: Autorët e sulmit në Banjskë duhet të mbajnë përgjegjësi, grumbullimi i forcave serbe pranë kufirit me Kosovën nuk ndihmon

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!