×
  • Lajme
  • Lajme

    Studentët e Havardit urojnë 17 shkurtin

    Reporteri
    17 Shkurt 2020 | 21:30

    Kosovës sot i kanë ardhur shumë urime për Ditën e Pavarësisë.


    Por një urim i veçantë i ka ardhur nga Amerika e largët, konkretisht nga studentët e Harvardit.

    Studentja nga Universiteti i Prishtinës, Rita Konjuhi, e cila së bashku me tetë kolegë të saj dhe një delegacion të UP-së të kryesuar nga Dekani i Fakulteti Juridik, Haxhi Gashi, janë duke marrë pjesë në konferencën e simulimit të punës së OKB-së, që organizohet nga studentët e Universitetit të Harvardit, për të 66-in vit me radhë, ka publikuar një video ku shihet se si studentët e Harvardit e urojnë Kosovën për Ditën e Pavarësisë.

    Ndërsa zhvilloheshin punimet e konferencë, shihet se si studentët e Harvardit e urojnë Kosovën për 12 vjetorin e pavarësisë.

     

    Kujtojmë se ky delegacion, përpos pjesëmarrjes në këtë konferencë do të vizitoj dhe zhvilloj takime edhe me drejtuesit e Universitetit Saint Jones, Cardozo University, James Medision University dhe University of Columbia.

    Qëllimi i kësaj vizite, përpos pjesëmarrjes në konferencë është edhe rritja e bashkëpunimit të UP-së me universitetet amerikane, me fokus në krijimin e kushteve për dërgimin e studentëve kosovarë në programe të ndryshme të studimit në këto universitete. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!