×
  • Lajme
  • Lajme

    Stuhi në Rahovec, shiu i shoqëruar edhe me breshër, vërshon qytetin |VIDEO

    Reporteri
    17 Qershor 2019 | 16:28

    Ndryshim ekstrem i motit po ndodh në vendin tonë, e në disa pjesë kanë filluar edhe të reshura shiu të rrëmbyeshëm.


    Qyteti i Rahovecit, sot pasdite është vërshuar nga uji, pas një shiu të rrëmbyeshëm, i shoqëruar edhe me breshër.

    Kjo shihet edhe në videon e mëposhtme, e cila është publikuar në rrjetet sociale nga një qytetar i Rahovecit.

    Deri dje vendi është përballur me temperatura të larta, që kanë kaluar 30 gradë celcius, ndërsa sot pasdite moti ka ndryshuar, duke rënë shi në pjesën më të madhe të vendit.

    Meteorologët kanë parashikuar një verë me shira të rrymbyeshëm e stuhi. /reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!