×
  • Lajme
  • Lajme

    “S’ua la mangu”, pse ‘shkatërruesi i shtetit’ u takua me të ‘zotin e një shpie budallësh’? Përgjigjet Haradinaj

    Reporteri
    21 Tetor 2022 | 22:45

    ‘Shkatërruesi i shtetit’ siç e ilustron Vetëvendosja, Ramush Haradinaj, pra sot ishte në takim me të zotin e një ‘shtëpie budallësh’ – siç e ilustron Haradinaj, Vetëvendosjen.

    Ai tregoi sonte pse veproi kështu.

    “Shiqo, prej dëshirës nuk besoj që Kurti na kish ftu. Unë nuk mërzitna cka thotë VV. Se ma s’pari e di kush janë, edhe s’ua la mangu. A din si ai që çohet në mëngjes, thotë ‘qashtu iu koftë edhe juve’. Qysh e lypin ua kthej. Telashja është pak ma ndryshe ku jemi sot. Nëse ka mobilizim të madh ndërkombëtar, nuk është problem më kush është Kurti po kush është Kosova o vëlla”, tha Haradinaj për Periskopin.

    Ai thotë se edhe më tutje qëndron prapa cilësimeve të tij, se qeverisja e VV-së është ‘një shpi budallësh’ dhe në dyshimet e tij të ngritura së fundmi publikisht se pse Kurti ishte i vetmi i burgosur që dha intervistë për media sa ishte në burgun e Serbisë.

    “Kurti e kupton që duhet të bashkëpunojë me të gjithë, është process ma I gjanë, nuk është proces vetëm i Vetëvendosjes dhe Kurtit, është proces i të gjithëve, është rajonal, botëror e global se këtu kemi të bëjmë edhe me NATO-në me sigurinë.

    Kurti me qejf ndoshta nuk na kish ftu, po nuk është punë qejfi këtu. Në vendimet që ai me na ftu ne besoj që kanë ndikim edhe aleatët e sigurisë, janë cështje që janë ekipë, kush e bën dialogun? Amerika, Evropa, Kosova, Serbia pastaj roli i të tjerëve.

    Nuk mundet Kurti ku janë gjithë këta akterë me peshë ai me nejtë vetëm”, thotë ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!