×
  • Lajme
  • Lajme

    Sulmi i armatosur, ky është polici që u plagos mbrëmë në Veri

    Reporteri
    09 Dhjetor 2022 | 12:42

    Një polic i Kosovës është lënduar si pasojë e një sulmi që ka ndodhur ndaj Policisë së Kosovës në fshatin Serbovc të Zveçanit, bëri të ditur Policia mbrëmë në orët e vona, shkruan Reporteri.net.

    Sipas njoftimit, sulmi ka ndodhur rreth orës 23:00 nga persona të armatosur me armë të gjata, nga një automjet i tipit “Audi”, ngjyrë hiri, me targa KM.

    Polici i Njësisë së Reagimit të Shpejtë është plagosur në krah dhe i njëjti është jashtë rrezikut për jetë, njoftoi sot QKUK përmes një njoftimi për media.

    Polici i plagosur është E. Neziri, teksa Indeksonline ka publikuar edhe foton e tij.

    Ky sulm ka ndodhur pak orë pasi Policia rriti praninë në komunat e veriut. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!