Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka reaguar pas ngjarjes tragjike në një shkollë në Finlandë, ku një fëmijë mbeti i vdekur dhe dy të tjerë u plagosën rënëd, që një nga ta është një vajzë nga Kosova, shkruan Reporteri.net.
E para e shtetit ka thënë se Kosova ndan dhimbjen e familjeve pas të shtënave në shkollën në Finlandë.
Tutje ajo i ka shprehur ngushëllime familjes së viktimës dhe i ka uruar shërim të shpejtë dy vajzave të lënduara.
“Kosova ndan dhimbjen e familjeve pas të shtënave tragjike në shkollë në Finlandë. Ngushëllimet tona të përzemërta familjes së të ndjerit dhe shërim të shpejtë të lënduarve, përfshirë një vajzë nga Kosova. Ne qëndrojmë në solidaritet me Presidentin Alexander Stubb”, ka shkruar Osmani në platformën “X”.
Kosovo shares the grief of families following the tragic school shooting in Finland.
Our heartfelt condolences to the bereaved family & wishing a speedy recovery to the injured, including a girl from Kosovo.
We stand in solidarity with President @alexstubb & all impacted.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) April 3, 2024
Një 12-vjeçar është i dyshuari kryesor në ngjarjen tragjike në një shkollë në Finlandë. Policia arriti ta arrestonte atë pesë kilometra larg vendit ku dhe ndodhi gjithçka.
Fëmija u gjet me pistoletë, dhe ishte i qetë në momentin e arrestimit, tha policia në konferencën e djeshme, derisa sqaruan se arma i përkiste një familjari të 12-vjeçarit, e që ishte me leje.
Për këtë, ka folur edhe një nënë kosovare për gazetën online Reporteri.net e cila ka dhe vajzën në këtë shkollë.
Ajo është shprehur e tronditur për rastin, derisa ka shtuar se vajza e saj ka shpëtuar shëndosh e mirë.
Tutje ajo ka treguar se sot fëmijët kanë shkuar në shkollë, por vetëm kanë biseduar se si të sillen me shokë e shoqe, e që mësim nuk kanë zhvilluar, dhe se siç tha ajo njëjtë do veprojnë edhe nesër./Reporteri.net/