×
  • Lajme
  • Lajme

    Sulmi seksual ndaj Mrika Nikçit, kërkohet t’i vazhdohet paraburgimi të dyshuarit

    Reporteri
    26 Tetor 2022 | 11:29

    Të dyshuarit për sulmin seksual ndaj alpinistes Mrika Nikçi pritet t’i vazhdohet masa e paraburgimit edhe për një muaj.

    Këtë e kanë konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net nga Prokuroria Themelore në Pejë.

    “Prokurori i shtetit do të bëjë kërkesë për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit F.B.”, tha zëdhënësi i kësaj prokurorie, Shkodran Nikçi.

    Alpinistja Mrika Nikçi u sulmua seksualisht më 27 shtator, në orën 20:50, në qendër të qytetit te Pejës, derisa po ecte rrugës.

    Për të dyshuarin me inicialet F.B, aplipinistja kosovare pati thënë se është anëtar i një familjeje të njohur në Pejë.

    Nikçi pasi kishte raportuar rastin në polici, i publikoi edhe pamjet në llogarinë e saj në Facebook./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!