×
  • Lajme
  • Lajme

    Sulmohen dy të moshuara, në Prizren reja rrah vjehrrën, në Prishtinë vajza dhe dhëndri

    Reporteri
    15 Nëntor 2019 | 13:25

    Një grua në Prizren është ankuar në Polici se reja (gruaja e djalit të saj) e ka sulmuar.


    Ajo ka thënë në Polici se reja e saj e kishte shtyrë atë, duke e rrëzuar në tokë.

    Nusja është larguar nga shtëpia pasi e kishte rrëzuar vjehrrën, njofton Policia.

    Pas këtij incidenti, gruaja ka marrë tretman mjekësor.

    Një rast i ngjashëm  ka ndodhur gjatë ditës së djeshme edhe në Prishtinë, ku një grua ka raportuar në polici se ishte sulmuar fizikisht nga vajza e saj dhe dhëndri.

    E njëjta po jetonte me të dy në një shtëpi të përbashkët, për të cilën thotë se ka vendim të gjykatës.

    Viktima thotë se të dyshuarit duhet t’ia lirojnë shtëpinë viktimës, por, ai vendim nuk është ekzekutuar deri më tani.

    Të dyshuarit janë intervistuar dhe me konsultim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

    “Me datën 14.11.2019 viktima femër K/Shqiptare ka raportuar se ishte sulmuar fizikisht nga të dyshuarit vajza dhe dhëndri i saj të dy K/Shqiptarë, të cilët janë duke jetuar në një shtëpi të përbashkët edhe pse viktima pretendon se ka një vendim të gjykatës, sipas të cilit të dyshuarit duhet t’ia lirojnë shtëpinë viktimës, por ai vendim nuk ishte ekzekutuar deri më tash. Të dyshuarit janë intervistuar dhe në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim të policisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!