×
  • Lajme
  • Lajme

    Sulmohet në veri kameramani i “Insajderit”

    Reporteri
    17 Nëntor 2022 | 12:11

    Kameramani i Insajderit, Jetmir Muji është sulmuar fizikisht nga disa persona të nacionalitetit serb.

    Ai ka qenë duke e xhiruar rastin e një kidnapimi të një të riu shqiptar në pjesën veriore të Kosovës.

    Siç raporton Insajderi, i riu me kombesi shqiptare është kidnapuar nga disa serb. Është futur në një veturë të tyre. Është rrahur dhe është lënë në rrugë në pjesën veriore të Kosovës.

    Kameramani Jetmir Muji ka qenë duke e xhiruar këtë veprim të tyre. Sulmuesit e kanë goditur Mujin pas kokës.

    Ai i është nënshtruar intervenimit mjekësor në emergjencën e Mitrovicës së Jugut.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!