Policia e Kosovës ka bërë të ditur se disa persona kanë thyer me gurë xhamin e trenit që lëvizte nga Prishtina në Pejë.
Në raportin 24 orësh, thuhet se rasti ka ndodhur të dielën në ora 16:45 në Fushë-Kosovë, raporton gazeta online Reporteri.net.
“Fushë Kosovë / 03.11.2024 – 16:45. Është raportuar se nga disa persona të dyshuar të panjohur është gjuajtur me gurë trenin që lëvizte nga Prishtina në Pejë dhe si pasojë është thyer një xham. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e plotë të Policisë.
Një gjë e tillë ka ndodhur edhe javë më parë, ku një grup të rinjsh kanë sulmuar trenin 761 në segmentin hekurudhor Prishtinë-Pejë.
Ndërmarrja publike “Trainkos Sh.A.” pati thënë se po ballafaqohet me aktivitete të tilla të rrezikshme, pasi në mes të tetorit ishin vendosur gurë në këtë trase hekurudhore.
/Reporteri.net/.
Shmanget fatkeqësia në linjën Prishtinë-Pejë, disa persona vendosën gurë në hekurudhë