×
  • Lajme
  • Lajme

    Surroi: Formimi i Qeverisë pa pëlqimin e Vetëvendosjes si parti e parë është antikushtetues

    Reporteri
    09 Prill 2020 | 22:16

    Sipas shkrimtarit dhe publicistit, Veton Surroi, çdo përpjekje për krijimin e Qeverisë. pa pëlqimin e partisë më të votuar do të ishte antikushtetues.


    “Çfarëdo përpjekje për të formuar Qeveri pa pëlqimin e Lëvizjes Vetëvendosje, ose në kundërshtim me vullnetin e saj do të jetë kundër kushtetues, siç ka qenë kundër kushtetuese sipas Gjykatës Kushtetuese në rastet e më hershme”.

    “Çdo gjë që është përtej gjendjes së tanishme “adakta” do të jetë një përpjekje për dhunim kushtetues dhe për degjenerim të mëtutjeshëm të ambientit politik në Kosovë. Kjo është e panevojshme”, ka thënë Surroi në Rubikon në Klan Kosova.

    Surroi ka theksuar se bashkë me krizën e pandemisë, në Kosovë duhet të zgjidhet edhe ajo politike.

    “Mençuria e këtij vendi do të ishte që këtë krizë të pandemisë dhe krizën politike ta zgjidhë gradualisht. Fillimisht duke mos u zhytur më thellë si në pandemi, ashtu edhe në baltën politike e cila është këtu dhe duke e zgjidhur krizën e pandemisë, në mënyrë paralele të zgjidhen edhe problemet politike”, ka thënë Surroi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!