×
  • Lajme
  • Lajme

    Surroi: Koronavirusi e pengon një marrëveshje të shpejtë Kosovë-Serbi

    Reporteri
    12 Mars 2020 | 22:11

    Publicisti Veton Surroi është skeptik se mund të ketë një marrëveshje të shpejtë Kosovë-Serbi.


    Surroi ka thënë se nuk ka indikatorë se ka ndonjë marrëveshje të gatshme mes Kosovës dhe Serbisë.

    Ai ka thënë se Kosova duhet të përfaqësohet me një zë në negociata.

    Surroi ka deklaruar në RTV Dukagjini se nëse ekziston një plan që po spekulohet që përfshinë ndryshime kufijsh apo asociacion me kompetenca ekzekutive, është një lajm i keq për Kosovën.

    Ai ka paralajmëruar se pandemia e koronavirusit do të ketë ndikime në dialog, pasi ndryshojnë prioritetet e qeverisë.

    Sipas tij, zgjidhje të shpejt përfundimtare Kosovë-Serbi në kushtet kur bota është në një emergjencë globale nuk mund të ketë.

    Ai ka thënë se Presidenti Hashim Thaçi mund të drejtojë procesin, por nuk ka legjitimitet për një gjë të tillë.

    Publicisti ka deklaruar se përfshirja e krizave botërore, si kjo e Kosovës, në fushatën zgjedhore në SHBA nuk është një precedent./Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!