×
  • Lajme
  • Lajme

    Suspendohen dy zyrtarë korrektues pasi u arratis një i paraburgosur

    Reporteri
    24 Maj 2019 | 16:43

    Shërbimi Korrektues i Kosovës bënë të ditur se ka suspenduar dy zyrtarë korrektues që ishin në punë në kohën kur në Klinikën e Ortopedike është arratisur i paraburgosuri Adhurim Krasniqi.


    Sipas SHKK-së menjëherë kanë iniciuar procedurën disiplinore, me ç`rast kanë ngritur edhe Komisionin Hetimor për ta hetuar rastin në fjalë, shkruan Reporteri.net

    “Për këtë rast, me Urdhër të Prokurorit, zyrtarët korrektues janë ndaluar dhe dërguar në qendrën e mbajtjes, nën dyshimit se kanë kryer veprën Penale: Mundësimi i arratisjes së personave të privuar nga liria sanksionuar nga neni 398 i KPK-së”, thuhet në komunikatën e dërguar nga SHKK.

    Ndërkaq kujtojmë se Adhurim Krasniqi i paraburgosur i ka ikur duarve të drejtësisë. Kjo është bërë e ditur nga Shërbimi Korrektues i Kosovës ku kanë njoftuar se i dyshuari për tentim-vrasje me inicialet A.K është arratisur nga spitali.

    “Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot rreth orës 04:30, është arratisur nga Klinika e Ortopedike e SHSKUK-së, i paraburgosuri me inicialet A.K, ku ishte duke u trajtuar”, thuhet në njoftim.

    Ndërsa bazuar në rrethanat, në të cilat ka ndodhur rasti, policia ka arrestuar dy persona: F.Sh. mashkull, 53 vjeçar Shtetas i Republikës se Kosovës dhe R. Z. mashkull, 42 vjeçar Shtetas i Republikës se Kosovës.

    Pas intervistimit me Urdhër të Prokurorit, janë ndaluar dhe dërguar në qendrën e mbajtjes,  nën dyshimit se kanë kryer veprën Penale: Mundësimi i arratisjes së personave të privuar nga liria sanksionuar nga neni 398 i KPK-së. /Reporteri.net/

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!