×
  • Lajme
  • Lajme

    Suspendohet polici i Kosovës i nacionalitetit boshnjak që nxiti urrejtje ndaj shqiptarëve në rrjete sociale

    Reporteri
    29 Maj 2021 | 22:26

    Një polic i Kosovës i nacionalitetit boshnjak është suspenduar nga puna, për shkak të një postimi që kishte bërë në rrjetin social Facebook.


    Ai kishte publikuar një fotografi, ku përmes përshkrimit ka nxitur urrejtje ndaj shqiptarëve.

    “Isha i nderuar të vizitojë këtë mik të madh- Shefin në Dobrushë i cili u bëri ballë terroreve shqiptare. E mëshiroftë Zoti”, ka shkruar ai krahas kësaj fotografie.

    Ndërkaq, Policia e Kosovës, pas pranimit të informacioneve lidhur me shkrimet e publikuara në rrjete sociale nga zyrtari policor (S. C.) me detyrë në pikën kufitare “Kullë”, ka ndërmarr veprimet e menjëhershme duke e suspenduar.

    “Suspendimi i tij është mbështetur në Udhëzimit Administrativ Nr.04/19, për shkeljet, masat dhe procedurat disiplinore në Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftim.

    Pas masës së suspendimit Policia e Kosovës, sipas detyrës zyrtare ka njoftuar Inspektoratin Policor dhe Prokurorinë kompetente, të cilët janë duke e intervistuar zyrtarin policor, për të vazhduar me procedura të mëtejme.

    Komunikata e plotë:

    Policia e Kosovës suspendon zyrtarin policor pas shkrimeve të publikuara

    Prishtinë, më 29 maj 2021

    Policia e Kosovës, pas pranimit të informacioneve lidhur me shkrimet e publikuara në rrjete sociale nga zyrtari policor (S. C.) me detyrë në pikën kufitare “Kullë”, ka ndërmarr veprimet e menjëhershme duke e suspenduar.

    Suspendimi i tij është mbështetur në Udhëzimit Administrativ Nr.04/19, për shkeljet, masat dhe procedurat disiplinore në Policinë e Kosovës.

    Pas masës së suspendimit Policia e Kosovës, sipas detyrës zyrtare ka njoftuar Inspektoratin Policor dhe Prokurorinë kompetente, të cilët janë duke e intervistuar zyrtarin policor, për të vazhduar me procedura të mëtejme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!