×
  • Lajme
  • Lajme

    Suspendohet polici që dyshohet se e shtyu dhe rrëzoi përtokë Faik Fazliun

    Reporteri
    10 Qershor 2021 | 10:40

    Është  rekomanduar suspendimi i zyrtarit policor A.K, i cili dyshohet se ka shtyrë dhe rrëzuar përtokë, ish-kryetarin e Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Faik Fazliu, shkruan Reporteri.net.


    Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi nga IPK. Aty thuhet se zyrtari policor po hetohet për lëndim të lehtë trupor.

    “Rasti i dytë i referohet një reagimi policor në Prizren dhe pamjeve të publikuara në media gjatë inspektimit për zbatimin e masave anti-COVID në një lokal në Prizren në rrugën “Tranziti i ri” në mbrëmjen e datës 06.06.2021.

    IPK në këtë rast ka rekomanduar suspendimin e një zyrtari policor dhe është duke hetuar të njëjtin me dyshimin se ka kryer veprën penale “lëndim i lehtë trupor”.

    Rekomandimi për suspendim është bërë në interes të procedurës hetimore përderisa për të dyja rastet hetuesit e IPK-së do të ndërmarrin veprime hetimore në koordinim me prokurorin e shtetit drejt sqarimit të rrethanave dhe pretendimeve për tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës nga policia”, thuhet në komunikatë.

    Anëtari i Kryesisë së OVL e UÇK-së, Faik Fazliu është arrestuar të shtunën mbrëma rreth orës 22:40 në rrugën “Tranziti i Ri” në Prizren, pasi sipas Policisë, kishte kanosur një zyrtar policor. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!