×
  • Lajme
  • Lajme

    Sveçla: Do t’i arrestojmë kriminelët që AKI-ja dhe Policia i ka identifikuar në veri

    Reporteri
    02 Qershor 2023 | 21:34
    Xhelal Sveçla, Ministër i Punëve të Brendshme

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se shumica e organizatorëve të protestave në veri të Kosovës, siç i ka quajtur ai kriminelë, janë identifikuar.

    Sipas tij identifikimi i tyre është bërë nga AKI-ja, Policia e shërbimet e vendeve aleate.

    “Policia e Kosovës, në bashkëpunim me AKI-në, si dhe me Shërbimet e vendeve aleate, ka arritur që shumicën nga këta kriminelë t’i identifikojë. Mos të harrojmë se një gjendje kriminale ka mbizotëruar për 20 vjet dhe ka shumë eksponentë kriminalë, të cilët nuk e kanë për herë të parë të sulmojnë qoftë policinë, qoftë qytetarët të thjeshtë, apo mediat, e kësaj radhe edhe pjesëtarët e Misionit të KFOR-it”, ka theksuar Sveçla në një intervistë për RTK-në.

    Ai ka paralajmëruar edhe arrestimin e tyre.

    “Ne këtë kontigjent e kemi riverifikuar, të jemi më korrekt, Policia e Kosovës dhe AKI e kanë riverifikuar, dhe jemi në rrugë të mirë që shumicën prej këtyre dhunuesve t’i identifikojmë, t’i lokalizojmë dhe pastaj Policia e Kosovës t’i arrestojë”, ka theksuar Sveçla.

    Ai ka thënë se situata në veri të vendit, është më e qetë për dallim nga ditët e kaluara, ku pati incidente e veprime, sipas tij, jashtëzakonisht të dhunshme nga policia fashist e drejtuar nga Beogradi.

    “Situata e sigurisë në veriun e vendit dita e sotme ka qenë më e qetë për dallim nga ditët tjera ku pati incidente e veprime jashtëzakonisht të dhunshme nga policia fashist e drejtuar nga Beogradi. Momentalisht dita e sotme ka qenë me më pak incidente prej ditëve tjera ku pati incidente e veprime jashtëzakonisht të dhunshme nga policia fashist e drejtuar nga Beogradi”, ka thënë Sveçla.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!