×
  • Lajme
  • Lajme

    Sveçla e feston 28 Nëntorin me policët në veri

    Reporteri
    28 Nëntor 2022 | 23:04

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka festuar 28 Nëntorin bashkë me policët që po kryejnë detyrat në veri të vendit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Përmes një postimi në Facebook, Sveçla ka thënë se ata po kryejnë detyrat me profesionalizëm e përkushtim.

    “Me fli të përgatitur nga një nënë nga Llapi e një vajzë nga Istogu, u bashkuam rreth sofrës për të festuar bashkë festën e 28 Nëntorit me zyrtarë policor të cilët me vullnet, profesionalizëm e përkushtim po kryejnë detyrat e tyre në veri të vendit tonë. Me zemërbardhësinë e popullit tonë dhe vendosmërinë e të gjithë zyrtarëve shtetëror, rrugëtimi ynë është i pandalshëm. Gëzuar festën!”, ka shkruar Sveçla.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!