×
  • Lajme
  • Lajme

    Sveçla i kundërpërgjigjet me foto-dëshmi propagandës së Vuçiqit

    Reporteri
    10 Dhjetor 2022 | 23:00

    Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, i është kundërpërgjigjur propagandës së presidentit serb Vuçiq, i cili pretendoi se polici i plagosur nga individë serbë, Ekrem Neziri, në fakt nuk u plagos nga ta mirëpo se është lënduar nga xhamat në sulmet ndaj zyreve të KKZ-së në Mitrovicën e Veriut.

    Sveçla, këtyre pretendimeve të Vuçiqit u është kundërpërgjigjur me foto-dëshmi, ku shihet pjesëtari i Policisë së Kosovës, Ekrem Neziri, i plagosur me plumb te shpatulla si dhe lëndime të tjera në kokë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Sulmet ndaj zyreve të KKZ-së kanë ndodhur me datë 6 dhjetor ndërsa sulmi me armë zjarri ndaj zyrtarit policor Ekrem Neziri ka ndodhur me datë 8 dhjetor në fshatin Serbovc, mes Zveçanit dhe Leposaviqit. Për këtë ka edhe pamje (fotot bashkëngjitur), edhe dëshmitarë nga KFOR që kanë shkuar në vendin e ngjarjes si dhe ka edhe raport mjekësor që e dëshmon këtë”, shkroi Sveçla në Facebook.

    Sipas Sveçlës, Vuçiqi po tenton që t’i kamoflojë sulmet që po bëjnë bandat kriminale në Serbi, por që Ministri Sveçla tha se janë përpjekje të dështuara.

    “E vërteta është se grupet kriminale të dirigjuara nga Vuçiq kanë shtënë për t’i eliminuar zyrtarët tanë policor si dhe kanë sulmuar brutalisht e terrorizuar qytetarët tanë. Propaganda e tij më nuk gjenë adresë, askund.” /Reporteri.net/.

    Postimi i plotë i Sveçlës:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!