×
  • Lajme
  • Lajme

    Sveçla: Kosova renditet e para në rajon në Indeksin e Sundimit të Ligjit

    Reporteri
    04 Dhjetor 2021 | 22:38

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se Kosova është renditur e para në rajon në indeksin e sundimit të ligjit për vitin 2021 ” World Justice Project”.

    Ai, me anë të njoftimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se rezultatet e Qeverisë së Kosovës në përmirësimin e sigurisë dhe sundimin e ligjit tashmë janë dokumentuar edhe në një raport kredibil ndërkombëtar.

    “Lufta serioze dhe e pa kompromis kundër krimit të organizuar e korrupsionit, terrorizmit, krimeve ekonomike, dhe avancimi në respektimin e të drejtave të njeriut ka bërë që Indeksi i Sundimit të Ligjit 2021 “World Justice Project” të renditë Kosovën si e para në rajon”.

    “Republika e Kosovës në këtë renditje botërore për sundim të ligjit, prinë në fusha si ajo e transparencës, respektimit të të drejtave të njeriut, luftimit të korrupsionit, rendi e siguria, si dhe fusha të tjera me rëndësi”.

    “Dinamika jonë e angazhimit do të vazhdojë të rritet dhe më shumë në parandalimin dhe luftimin e krimit, ngritjen e kapaciteteve njerëzore, analitike dhe hetuese të mekanizmave të rendit dhe sigurisë, dhe kompletimit të kornizës strategjike dhe ligjore,” ka shkruar Sveçla .

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!