×
  • Lajme
  • Lajme

    Sveçla në Bruksel: Qytetarëve të Kosovës t’iu mundësohet liberalizimi i vizave

    Reporteri
    14 Maj 2022 | 16:09

    Ministri i Punëve të Brendshme(MPB), Xhelal Sveçla në kuadër të një vizite në Bruksel ka zhvilluar takime me përfaqësues të ndryshëm nga DG HOME dhe DG NEAR në kuadër të Komisionit Evropian.

    Takime këto në të cilat kanë biseduar për arritjet konkrete në fushën e luftimit të krimit, korrupsionit dhe terrorizmit.

    Përmes një postimi në Facebook, Sveçla ka shkruar se gjatë takimit ka kërkuar nevojën urgjente që qytetarëve të Kosovës të iu mundësohet liberalizimi i vizave dhe Kosova të trajtohet e barabartë me vendet tjera të rajonit.

    “Në kuadër të vizitës sime në Bruksel pata nderin të takohem me përfaqësues të ndryshëm nga DG HOME dhe DG NEAR në kuadër të Komisionit Evropian. Gjatë këtyre takimeve biseduam për arritjet konkrete të Ministrisë së Punëve të Brendshme në fushën e luftimit të krimit, korrupsionit dhe terrorizmit dhe nevojën e bashkëpunimit të ngushtë për siguri dhe stabilitet në rajon dhe më gjerë. Me këtë rast ritheksova nevojën urgjente që qytetarëve të Kosovës të iu mundësohet liberalizimi i vizave dhe Kosova të trajtohet e barabartë me vendet tjera të rajonit”, ka shkruar Sveçla.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!