×
  • Lajme
  • Lajme

    Sveçla: Nuk do të kthehemi më aty ku ishim te krimi e korrupsioni, do ta luftojmë në secilën skutë

    Reporteri
    25 Janar 2022 | 14:15

    Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka reaguar pasi Transparency International, ka renditur Kosovën në vendin e 87-të nga 180 vende në luftën kundër korrupsionit.

    Sveçla ka thënë se gjatë këtyre muajve janë ndërmarrë shumë aksione në kuadër të luftës kundër krimit dhe korrupsionit, gjë që ai thotë se ka reflektuar edhe në ngritjen e Kosovës për 17 pozita në luftën kundër korrupsionit, shkruan Reporteri.net.

    “Që në ardhje të kësaj qeverie jemi deklaruar se do të luftojmë pa kompromis kriminalitetin dhe korrupsionin në vend.
    Gjatë këtyre muajve kemi publikuar shumë aksione e veprime në kuadër të kësaj lufte për të ndaluar ilegalitetin dhe krimin në vend. Progesi i shënuar në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit nuk është i rastësishëm, por rezultat i lëvizjeve konkrete në terren.
    Shpreh mirënjohjen time për gjithë akterët institucional të angazhuar në luftim të krimit dhe korrupsionit me zotimin që do të mbesim të përkushtuar për bashkëpunim maksimal, që këto suksese të mos stagnojnë dhe që Kosova të bëhet vend i jetueshëm, i qetë dhe i sigurt për të gjithë”, ka shkruar Sveçla.

    Ai ka thënë se Kosova nuk do të kthehet te krimi, korrupsioni e klientelizmi.

    “14 shkurti ka qenë përcaktim i qartë i popullit të Kosovës që Kosova të ndërrojë kursin e vlerave dhe orientimeve qeverisëse dhe një gjë e tillë po ndodh. Nuk do të kthehemi më aty ku ishim te krimi, korrupsioni e klientelizmi. Do ta luftojmë krimin në çdo cep të Kosovës dhe në secilën skutë kudo ku ndodhet ai”, shkruan Sveçla.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!