×
  • Lajme
  • Lajme

    Sveçla për Valdete Dakën: I ka 60 vjet, por ka mbetur një vit mbrapa – duhet të update-ohet

    Reporteri
    21 Janar 2021 | 12:27

    Zyrtari i VV-së, Xhelal Sveçla ka reaguar pas deklaratës së kryetares së KQZ-së e cila në një konferencë për media ka thënë se ndihet e kërcënuar nga deklarata e Glauk Konjufcës i cili e akuzoi mbrëmë se ajo po dëshiron eliminimin politik të Albin Kurtit.


    Sveçla ka shkruar se Daka po mendon se ndodhet në vitin 2020 kur sipas tij, ish presidenti Thaçi i dërgonte letra Albin Kurtit, dhe bënte darkë pune me ish ambasadorin Grenell.

    “Valdete Daka e ka moshën 60 vjeç, mirëpo ajo është një vit e vjetër. Po mendon që ndodhet në janarin 2020 kur ish presidenti Thaçi i dërgonte letra Albin Kurtit, dhe bënte darkë pune me ish ambasadorin Grenell. Dhe, ndjehet e frikësuar mandej.
    Mirëpo, ajo duhet të update-ohet, ta marrë kalendarin e ri: njëmend është muaji janar, por viti është 2021 e jo 2020. Kosova tash ka presidente të re, znj. Vjosa Osmani, dhe së shpejti kryeministër të ri, z. Albin Kurti. E kuptojmë që znj. Daka nuk do ta votojë listën VETËVENDOSJE!-Vjosa me 14 shkurt, por ajo nuk bën që preferencën e saj personale ta keqpërdorë si kryetare e KQZ-së”, shkruan Sveçla. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!