×
  • Lajme
  • Lajme

    Syla i AAK-së i reagon Petkoviqit: Na trego datën, të pres unë me 100 bashkëIuftëtarë

    Reporteri
    09 Dhjetor 2022 | 14:36

    Sekretari Organizativ i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Syla ka thënë se është i gatshëm që bashkë me 100 bashkëluftëtarë të tij të përballet me ushtrinë serbe.

    Në një kundërpërgjigje ndaj një deklarate të Petar Petkoviqit, drejtorit të ashtuquajturës  Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka thënë se për “ne ish-luftëtarët e UÇK-së është obligim e detyrë me ra në fushën e nderit duke e mbrojt atdheun”.

    “Krejt çka të mbetet Petkoviq veç me na tregu datën, të presim në kufi me 100 bashkëluftetarë të Pejës të cilët i përfaqësoj”, ka thënë ai.

    “Numri besoj mjafton se edhe në luftë kështu kemi qenë me numra, po ju jeni frikacak. Për ne ish luftëtarët e UÇK-së është obligim e detyrë me ra në fushën e nderit duke e mbrojtë Atdheun. Kurrë ma të gatshëm nuk na keni gjetë, se edhe ashtu nuk bëjmë ndonjë jetë luksi”, ka deklaruar Syla. “Çdo ditë po luftojmë me jetën”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!