×
  • Lajme
  • Lajme

    Syla: Kurti në Lezhë nuk dha mesazh për bashkim, por si lider i shqiptarëve të ish Jugosllavisë

    Reporteri
    03 Mars 2021 | 9:07

    Analisti dhe gazetari Valon Syla, ka reaguar pas vizitës së liderit të VV’së, Albin Kurti në Lezhë, ku nga ky qytet, ka thënë se Kushtetuta e Kosovës nuk lejon bashkimin me Shqipërinë.


    Syla ka shkruar se Kurti në Lezhë ka marrë me vete disa përfaqësues të Luginës së Preshevës dhe Zijadin Selën e Strugës, që sipas tij mesazhi aty i liderit të VV-së nuk ishte bashkimi kombëtar por dha një mesazh si lider i shqiptarëve të ish-Jugosllavisë.

    “Albin Kurti me veti ne Lezhë i paska marrë këta të Luginës së Preshevës edhe Zijadin Selën e Strugës, që me Preshevë e bashkon vetëm stili i frizurës. Mesazhi i tij nuk ishte bashkimi kombëtar, se ankohej te kushtetuta, por ma shumë dha mesazh si lider i shqiptarëve të ish Jugosllavisë… në Shqipëri”, shkrua Syla në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!